Lajme
Çdo veture nga Serbia, prej sot i jepet falas kartelë për pagesën e taksës rrugore në autostradën e Maqedonisë së Veriut
Qeveria e Maqedonisë Veriore ka siguruar rreth 200,000 bileta elektronike për autostradë, të cilat do t’u shpërndahen turistëve nga Serbis që kalojnë nëpër vend nga 15 qershor deri më 15 gusht.
Kartat, me vlerë rreth 2.8 milion euro, do të shpërndahen në vendkalimin kufitar Tabanovce.
Turistët nga Serbia nuk do të paguajnë në autostradën në Maqedoninë veriore që nga sot (15 qershori).
Qeveria në Shkup e cila tashmë ka njoftuar se qytetarët e Serbisë nuk do të paguajnë taksën në shenjë falënderimi për ndihmën që Serbia dha gjatë vaksinimit kundër koronavirusit.