Fantastike: Mërgimtari nga Zhunica hap bunar për çerdhen e Preshevës
Me date 22 qershor filloi hapja e bunarit per entin parashkollore “8 Marsi” në Preshevë.
Iniciativa per hapjen e bunarit per nevojat e çerdhes e marrur nga drejtori Bejzad Asllani u mbeshtet nga donatori nga fshati Zhunice Sami Ramadani i cili me mjetet e tij finansoi hapjen e bunarit per femijet e kopshtit ne Presheve.
Siç mesohet bunari është hapur me thellësi rreth 50m, ku 30m janë në bllokazh të betonuar i cili do të shërbej për pije dhe për të gjitha nevojat e kësaj çerdhe.
Gjestin e bashkatdhetarit e ka pershendetur edhe kryetarja e komunes Ardita Sinani e cila permes videos ka ftuar qe keso aktivitete te behen edhe ne te ardhmen.
“Mërgimtari z.Sami Ramadani nga Zhunica është sot emër i kontributit privat për të mirën e përgjithshme.
Investimi i tij për hapjen e një bunari në çerdhen “8 Marsi” mundëson rritjen e kapaciteteve të ujit të pijshëm 🥛për entin tonë parashkollor.
E falenderova në emër të vetëqeverisjes lokale dhe të qytetarëve të Komunës sonë.” ka shkruar Sinani ne facebook.