Ja kur dhe si do të mbahet provimi i filloristëve, dokumentet që ju duhen për regjistrim në shkollë të mesme
Njoftim për nxënësit dhe prindërit
– Provimi përfundimtar mbahet në shkollën fillore prof “Ibrahim Kelmendi” në Preshevë.
– Provimi përfundimtar mbahet më 23,24 dhe 25 qershor me fillim në ora 9:00.
– Provimit përfundimtar i nënshtrohen të gjithë nxënësit e klasës së tetë
– Provimi përfundimtar mbahet tre ditë :
– Ditën e parë më 23 qershor(e Mërkurë)mbahet provimi i gjuhës shqipe,
– Ditën e dytë më 24 qershor(e enjte) provimi nga matematika dhe
– Më 25 qershor(e Premte)testi i kombinuar.
– Nxënësit janë të obliguar që para nënshtrimit të provimeve të kontrollojnë saktësinë e të dhënave të tyrë (të dhënat personale dhe notat gjatë shkollimit) bashkë me kujdestarët e klasës.
– Nxënësit janë të obliguar që ditëve të provimit të vijnë në shkollë ora 8:15, datë 23,24 dhe 25 Qershor.
– Në provimin e gjuhës shqipe dhe testit të kombinuar nxënësit janë të obliguar që me vete të marrin librezën me fotografi të verifikuar dhe shifrën përkatëse të shënuar në librezë, lapsin grafit,dhe gomën
– Në provimin e matematikës nxënësit janë të obliguar që me vete të marrin librezën me fotografi të verifikuar dhe shifrën përkatëse të shënuar në librezë, lapsin grafit, gomën, vizoren, trekëndëshin dhe kompasin
– Gjatë mbajtjes së provimit nuk lejohet telefoni mobil, kalkulatori, fletore, copë letre, dhe asnjë tjetër materjal që nuk hynë në listën e lejuar të lartpërmendur
– Gjatë mbajtjes së provimit nuk lejohet biseda me shokun/shoqen
– Nxënësve nuk u lejohet të lëshojnë hapësirën ku mbahet provimi para orës 9:45, dhe prej 10:45 deri 11:00
– Nxënësit mund të largohen nga provimi në rast të mosrespektimit të rregullave dhe udhëzimit të arsimtarëve kujdestarë.
– Nxënësit që largohen nga provimi përfundimtar marrin 0 pikë në atë test
– Prindërve (kujdestarëve) të fëmijëve nuk u lejohet të jënë në shkollë gjatë mbajtjes së provimeve (vetëm me miratim të veçantë)
– Në rast të ndonjë pengese të paparashikueshme, e cila pengon nxënësin të i nënshtrohet provimeve, prindi është i obliguar që të lajmërojë kujdestarit të klasës deri ora 8:00 të ditës së provimit
– Pas lajmërimit të rezultateve, nxënësit kanë të drejtë ankese bashk me prindin, ankesë e cila i drejtohet komisionit shkollor (në rast se ndihen të dëmtuar)
Luten prindërit (kujdëstarët) që:
Të kujdesen që femijët të marrin me vete mjetet e nevojshme (të lartpërmendura) për punë dhe librezen e nxënësit
– Të jenë të informuar për ndryshimin e rregullores rreth programit të provimit përfundimtar në sistemin fillor të arsimit dhe edukimit, në të cilën është paraparë që vlera maksimale e pikëve të provimeve të jetë 40 dhe nxënësi nga provimi i gjuhës shqipe mund të fitojë maksimum 13 pikë, poashtu edhe matematikë 13, kurse në testin e kombinuar maksimum 14 pikë.
– Për çdo provim nxënësi zgjidh 20 detyra.
– Në bazë të rregullores, një detyrë e zgjidhur në tërësi llogaritet 1 pikë, kurse pjesërisht e zgjidhur llogaritet 0.5 pikë.
– Pikët të cilat nxënësi i fiton gjatë zgjidhjes së detyrave të provimit llogariten ashtu që numri total i pikëve të fituar (për provim) shumëzohet me këto koeficiente:
1. për gjuhë shqipe dhe matematikë pikët shumëzohen me koeficinet 0.65
2. pikët e testit të kombinuar shumëzohen me koeficinet 0.70
Kjo dmth që nëse nxēnësi i cili ka psh.17 pikë në testin e Gj.shqipe,kur përpjestohet me 0.65, i bie qê në testin e lartēpërmendur t’i ket realizuar gjithsësej 11.05 pikë ne test.
– Ju informojmë që përcjelljen e rezultateve të testeve mundë ta bëni në portalin e Ministris se Arsimit www.mojasrednjaskola.gov.rs
– Për shkak të pasqyrimit më preciz të pikëve të arritura gjatë provimit, çdo nxënësit do i shfaqen 2 lista të dhënave – rezultati i testit dhe pikët e fituara nga testi (pikët e llogaritura me koeficient)
– Drejtoria e shkollës fillore “prof Ibrahim Kelmendi” ju dëshiron suksese të gjithë nxënësve që i nënshtrohen provimit përfundimtar.
Në vazhdim ju sjellim edhe renditjen e nx.nëpër klasa simbas renditjes nè ditar!