Kombinimi i vaksinave – më shumë antitrupa
Frika se vaksinimi me një lloj dhe rivaksinimi me një lloj tjetër vaksine është i rrezikshëm është i pabazë, shkruan agjencia AGI, e cila citon fjalët e këshilltarit të komisionerit për situatat emergjente, Guido Rasija.
“Përkundrazi, përzierja e vaksinave rrit antitrupin.”
Për shembull, ata që imunizohen me AstraZenek dhe rivaksinohen me Modern ose Pfizer zhvillojnë më shumë antitrupa, tha Rasi, i cili ishte drejtori ekzekutiv i Agjencisë Evropiane të Barnave (EMA). Sipas tij, kombinimi i vaksinave nuk është i ri dhe nuk është një eksperiment i bërë me ilaçin kundër kovid 19.
Vaksinat e përzierjes janë përdorur tashmë, për shembull, me vaksinat e hepatitit A. Agjencia rikujton se Italia nuk është vendi i parë evropian që “kombinon” vaksinat kundër kovidit 19. Kjo është bërë tashmë në Francë, Gjermani, Danimarkë, Suedi dhe Anglia.