Komuna e Preshevës do të hap llogari donacionesh për vërshimet në Raincë dhe Rahovicë
Komuna e Preshevës do të hap llogari për donacione për fshatrat Raincë dhe Rahovicë për banorët e prekurë nga vërshimet e fundit, si mundësi për të ndihmuar banorët e dëmtuar nga vërshimet të cilat shkaktuan dëme të mëdha materiale në pronat e tyre, percjell Presheva.AL
Të gjithë personat e interesuar fizik dhe juridik në Preshevë dhe jashtë saj mund të donojnë mjete finansiare në llogarinë devizore e cila shumë shpejt do të bëhet publike nga shtabi për situata të jashtëzakonshme.
Këtë e ka konfirmuar kryesuesja e shtabit Ardita Sinani duke thënë që në mbledhjen e djeshme ka inicuar hapjen e xhirollogarisë së veçantë devizore për sanimin e dëmëve të shkaktuar nga vërshimet.
“Gjatë mbledhjes së sotme të Shtabit për situata të jashtëzakonshme, si kryesuese e Shtabit, inicova hapjen e një xhirollogarie të veçantë devizore me status publik, për personat juridik e fizik brenda dhe jashtë vendit, të cilët duan të kontribuojnë në sanimin e dëmeve të shkaktuara. Kjo xhirollogari transparente do të bëhet publike sapo të hapet nga organet përgjegjëse.” ka shkruar znj.Sinani në facebook.
Kujtojme se përveç ndihmës e cila është bërë nga Komuna e Çairit ndihmë për vërshimet në Raince dhe Rahovicë ka paralajmëruar edhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, por që ende nuk është bërë zyrtare asgjë.