Me moton: ”Kultura na bashkon” u mbajtën aktivitetet për gjatë një jave për ditën e fëmijëve
Nga aktivitete disa orëshe për ditën e fëmijëve “1Qershori”, tashme OJQ Drejtoria për Inkluzion kësaj here ka mbajtur ngjarje për këtë qëllim gjatë një jave. Pikturimi, ngjyrat, vizatimi, dizajni e elemente të ngjajshme ishin dominim i këtyre aktiviteteve. Gjithmon të mbështetur nga profesionist vullnetar, aktivist e antare të shoqatës është realizuar piktura murale “Gjithperfshirja” me motive nga bota detare, në hapsiren publike në rrugën e “Gjilanit”.
Gjithashtu gjatë këtyre ditëve u mbajten aktivitete me këngë, muzikë, recitime, gara sportive – karate, lojra creative e sociale, këshillime e bashkëpunim mes fëmijëve, prinderve, profesionisteve e aktivisteve të shoqeris civile. Këto aktivitete janë mbështetur pjesërisht nga Minsitria e Kulturës dhe Informimit si dhe nga sponzorët e bashkëpuntorët e shoqatës si VM Centre, Garden décor Liridoni, MNF security etj. Pasi mbarimit të kësaj vepre artistike kordinatori projektit Shkëlzen Limani ka theksuar se do ti dhurohet kjo picture kësaj, lagje, komuniteti e këtij qyteti e ka apeluar që të kujdesemi të gjithë për mirëmbajtjen e saj me qëllim që ta kemi sa më gjatë. Ndërsa takimet dhe ngjarjet e tjera që kanë të bëjn me projektin “Kultura na bashkon” do të realizohen gjatë muajit.