Lajme

Më pak se 100 raste të reja me koronavirus

Në Serbi u konfirmua se ka edhe 89 raste të tjera të kovid 19, ndërsa shtatë njerëz vdiqën si rezultat i kësaj sëmundjeje.

Në 24 orët e mëparshme, 8,327 njerëz u testuan për koronavirus në Serbi.

Ka 15 pacientë në aparate për frymëmarrje në të gjithë vendin.

Më shumë se 50,000 vaksina kanë mbërritur
Qeveria e Serbisë njoftoi se 50,400 doza të vaksinave AstraZeneca nga Rumania mbërritën sot në Aeroportin Nikola Tesla në Beograd.

Në pritjen e vaksinave morën pjesë Ndihmës Ministrja e Shëndetësisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Danijela Urosheviq, si dhe Ambasadorja e Rumanisë në Serbi, Silvia Davidou.

Urosheviq falënderoi Rumaninë për këtë donacion dhe theksoi se ato vaksina nuk mbërritën sepse Serbisë i mungon vaksina, por sepse vaksinat nga mekanizmi Kovacs janë vonë.

“Serbia është, siç dihet, një nga vendet më të suksesshme për sa i përket prokurimit të vaksinave në proporcion me numrin e banorëve dhe që nuk ka ndryshuar deri më sot. Ne kemi mjaft vaksina për momentin, por vaksinat e porositura nga Republika e Serbisë përmes Kovaks nuk arriti në kohë. “Ajo është zgjidhur në këtë mënyrë. Eshtë vlerësuar se kontingjenti tjetër i vaksinave nga ai mekanizëm do të mbërrijë vetëm muajin tjetër,” tha Urosheviq.

Ajo edhe një herë u bëri thirrje të gjithë qytetarëve që nuk janë vaksinuar ende ta bëjnë këtë, pasi është mënyra e vetme për një fitore përfundimtare ndaj virusit korona.

Në Serbi, vaksinimi aktualisht është i mundur pa u regjistruar përmes qeverisjes elektronike në qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit në të gjithë Serbinë, shtohet në njoftim.

Related Articles

Back to top button