Lajme

Në Preshevë nuk do të ketë ekskursion e as semimaturë

Drejtoresha e Shkollës Fillore Prof Ibrahim Kelmendi në Preshevë, Fitore Sahiti përmes një njoftimi për media informon prindërit e nxënësve të klasës së tetë se nuk do të ketë semimatur dhe ekskursion për semimaturantët nga Presheva.

“Të nderuar prindër të nxënësve të klasës së 8: Po ju drejtohem me sqarimin se edhe në këtë vit shkollor (2020/21) nuk do të ketë semimaturë dhe ekskurzion të organizuar nga ana e shkollës, sipas udhëzimeve të Ministrisë së Arsimit. Prandaj, shkolla nuk mban asnjë përgjegjësi për cfarëdo organizimi që bëhet në mënyrë private nga ana e kujtdoqoftë.” ka shkruar drejtoresha Fitore Sahiti.

Ky eshte viti i dyte shkollor i cili ne pandemi nuk mbahet semimatura dhe ekskursioni.

Related Articles

Back to top button