Nga Aeroporti i Nishit mund të fluturoni në tetë destinacione
Pas vonesës për shkak të pandemisë, linjat ajrore nga aeroporti i Nishit po rinovohen, kështu që është e mundur të planifikoni një pushim veror me aeroplan. Mihajlo Zdravkoviq, drejtori i ndërmarrjes “Aeroportet e Serbisë”, deklaron për RTS se aktualisht mund të fluturohet në tetë destinacione nga Aeroporti i Nishit “Konstantin Veliki”.
Drejtori i kompanisë “Aeroportet e Serbisë”, Mihajlo Zdravkoviq, deklaroi se linja ajrore për në Vjenë u rinovua dje në aeroportin e Nishit, se është e mundur të udhëtosh në Tivat, Basel, Dortmund, Memingen, dhe se charteri për Antalia do të rinovohet këtë javë.
Nga aeroporti i Nishit, para pandemisë, ai tha, kishte fluturime në 21 destinacione dhe se në korrik, përveç tetë aktualëve, ai pret që të rinovohen edhe tre linja ajrore.