Lajme

Palmer: Dialogu Kosovë-Serbi çështje urgjente, marrëveshja të arrihet sa më shpejt

Zëvendësndihmësi sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer ka theksuar se SHBA dhe BE e shikojnë urgjente finalizimin e një marrëveshje në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi. Palmer në një intervistë për mediat në Kosovë ka thënë se synohet një marrëveshje përfundimtare me njohje reciproke. “Synimi ynë është që të ketë një marrëveshje gjithëpërfshirëse që synon njohjen reciproke mes dy vendeve. Ju takon dy palëve që të caktojnë temat të cilat duhet të flasin në këtë takim. Gjatë këtij muaji pritet takimi mes Kurtit e Vuçiqit, shpresojmë që të dy anët të punojnë me përfaqësuesin e BE-së, se si duhet t’i qasen çështjeve që duan t’i arrijnë”, ka thënë ai.

Ndër të tjera në intervistën e tij Palmer ka theksuar nevojën e arritjes së marrëveshjes në një periudhë sa më të afërt. “Ne dhe Bashkimi Evropian ndjejmë një lloj urgjence për këtë proces dhe do të dëshironim që palët të ecin përpara shpejt. Palët të pranojnë që koha është e çmuar, të arrihet një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur”, është shprehur ndër të tjera Palmer.

Gjithashtu vlen të theksohet se Palmer dhe i dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak nga e hëna kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ku janë takuar me krerët e shtetit dhe krerët e partive opozitare. Nga Kosova, Palmer e Lajçak pritet që të udhëtojnë për në Serbi, ku të enjten do të takohen me presidentin serb, Aleksandër Vuçiç.

Related Articles

Back to top button