Policia kufitare në Preshevë: Nuk ka kolona, por duket se po fillon SEZONI TURISTIK
Lehtësimi i masave epidemiologjike dhe hapja e kufijve do të bëjë që një numër më i madh i udhëtarëve të kalojnë nëpër Serbi këtë verë, të i kalojnë pushimet verore jashtë vendit.
Gjatë pushimeve, shërbimi doganor intensifikon në mënyrë proverbale aktivitetet dhe merr të gjitha masat e nevojshme për ta bërë udhëtimin më të lehtë për pasagjerët.
Në vendkalimin kufitar të Preshevës, mund të ndihet se sezoni turistik po fillon ngadalë, kështu që edhe pse nuk ka vonesa tani për tani, një numër më i madh i udhëtarëve është i dukshëm, thonë nga Administrata Doganore.
“Gjatë dy ose tre ditëve të fundit, numri i udhëtarëve është rritur, por është larg nga turmat që mund të krijohen në mes të sezonit” thane nga dogana.
Zakonisht, ndërmjet orës 7 dhe 8 të mëngjesit, dhe pastaj rreth mesditës, një numër pak më i madh i makinave mblidhen me turistë që duan të kalojnë kufirin, dhe pastaj pritja zgjat rreth 15-20 minuta.
Zyrtarët doganorë nga ky vendkalim thonë se një numër më i madh i udhëtarëve mund të pritet vetëm kur të fillojnë pushimet shkollore në Serbi, domethënë në fund të këtij dhe në fillim të muajit tjetër, thekson Administrata Doganore.