Lajme

Preshevë, gratë e APN-së protestojnë kundër Ardita Sinanit me moton “Stop gjuhës denigruese”

BOLL MO ARDITË! #stopgjuhësdenigruese

Forumi i Gruas i Alternativës për Ndryshim, sot mbajti protestë simbolike pranë Komunës së Preshevës kundër gjuhës denigruese dhe qasjes seksiste të përdorur në Kuvend Komunal nga kryetarja Ardita Sinani.

Kjo lloj proteste dhe çdo zë i grave të subjektit të Alternativës dhe më gjërë, dënon ashpër qasjen skandaloze të së pari një gruaje e më pas një udhëheqësje.

Fjalimi i plotë:

Të nderuar banorë të komunës së Preshevës,
Të nderuara medie,
Dhe ju gra mbështetëse të Forumit të Gruas së Alternativës për Ndryshim,
Fillimisht ju falemnderit që jeni sot prezent për të mbështetur dhe përcjellur reagimin tonë në lidhje me situatën e fundit të ndodhur në Kuvendin Komunal.

Pjesëmarrja juaj sot është shenjë e qartë e vetdijësimit se diskrimini gjinor qoftë kur vjen nga gjinia e kundërt e aq më shumë nga figura politike të të njetës gjini është shkelje e rëndë dhe e papranueshme për ne.

Siç edhe jeni të informuar, në seancën e fundit të kuvendit përderisa kryetarja jolegjitime mbante fjalimin e saj, në mënyrë të padrejtë dhe skandaloze hodhi akuza dhe tentoi të njëllos punën dhe angazhimin e grave gjatë qeverisjes së Alternatives për Ndryshim, duke i quajtur kështu si qeverisje amorale.

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga kjo deklaratë e kryetares jolegjitime, është për keqardhje që ende nuk ka asnjë një kërkim falje publike nga ajo, karshi ofendimit që ia bëri grave punonjëse të administratës komunale dhe jo vetem. Kjo dëshmon që ajo nuk ka kuptuar akoma thelbin dhe as peshën e fjalëve të saj.

Dihet se, Forumi i Gruas së Alternativës bashkë me ju që jeni sot prezent dhe shumë gra të tjera mbështetëse, kemi luftuar çdo ditë dhe jemi përpjekur të ndryshojmë mendësinë patriarkale e cila ka ngulfatur rolin dhe rëndësinë e gruas në jetën publike, jemi ballafaquar me shumë pengesa e akuza të pabaza por asnjëherë nuk jemi kthyer pas kështu duke i bë ballë gjithçkaje vetëm e vetëm që gratë e komunës sonë të guxojnë të përfshihen në përgjegjësi e vendimmarrje.

Sot, kur Komuna e Preshevës udhëhiqet nga një grua, përpos faktit që nuk kemi parë asnjë hap drejt avansimit dhe ngritjes së rolit të gruas, ato edhe u bën cak i sulmit nga kryetarja jolegjitime e cila do te mbahet mend si e vetmja që tentoi të hedh baltë dhe të demotivoj të gjitha ato gra që duan të kontribuojnë në çështjet politike.

Shpifja e saj e pabazë nuk ishte thjeshte nje status ne fb te cilat ajo vazhdon ti shkruaj e ti fshije me lehtësi, por ishte fjalim publik dhe i shikuar nga mijëra njerëz, i cili la njolla tek të gjitha gratë që u munduan ti çrrënjosin ato me dekada të tëra.

Është e pakuptueshme se si mund të jipet një deklaratë e tillë skandaloze, pikërisht nga një grua e cila edhe vet dikur ka qenë pjesë e kabinetit të komunës, kurse sot në mënyrë jolegjitime thirret në përfaqësimin e komunës së Preshevës.

Forumi i Gruas dënon ashper këtë veprim të saj dhe nuk do të lejojë që përpjekjet tona të hidhen poshtë dhe që emancipimi, guximi dhe roli i gruas në Preshevë të vazhdoj të shihet e vlerësohet me mendësinë e patriarkalëve të para 30 viteve e më shumë.
Me këtë rast, pas gjithë ngjarjeve të zhvilluara dhe mosmbajtjen e përgjegjësisë për akuzat shpifëse ne kerkojmë DORËHEQJEN e saj të menjihershme e cila do të mbetet një leksion për gjithë gjinit dhe gjithë ata që tentojnë ta njollosin pozitën e gruas në shoqëri.

Për fund, përmes këtij aktiviteti të qetë dhe simbolik, pos thirrjes dhe reagimit tonë, do të doja të përcjell një mesazh për të gjithë ju e sidomos për Kryetaren e Komunës, se mugesa e vizionit dhe ideve qeverisëse, shpie deri tek akuzat dhe shpifjet pa bazë duke cënuar integritetin personal të gjitha grave.

Tani duke ju falenderuar për mbështetjen tuaj, njoftojmë opionin që nisma jonë me protest simbolike nuk mbaron këtu dhe do të vazhdojë deri në dorëheqjen e saj!

Shihemi ne aktivitetin e radhes të përmasave më të mëdha.
Ju ftoj të shpërndaheni në mënyrë të qetë!

Related Articles

Back to top button