Lajme
Shqiprim Arifi: NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës mes Kosovës dhe Serbisë

Kryeministri Albin Kurti dje eshte tkauar për herë të parë me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut në Bruksel.
Për këtë takim ka shkruar edhe ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, i cili bën thirrje që pjesë e bisedimeve të përfshihet edhe Lugina e Preshevës, përcjell Presheva.AL
Arifi thotë se nuk ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës.
”Nesër rifillon “dialogu i ri“ midis Kosovës & Serbisë. Ne bëjmë thirrje për përfshirjen e Luginës së Preshevës si një temë thelbësore në kapitullin e ri të dialogut. Gabimet e së kaluarës, duhet të shërbejnë si mësime për të ardhmen. NUK ka marrëveshje pa Luginën e Preshevës”.