ALARM I KUQ : Temperatura në këtë vikend arrijnë 41 gradë
Instituti Republikan Hidrometeorologjik i Serbisë (RHMZ) vendosi një alarm meteorologjik të kuq për Serbinë juglindore, duke parashikuar 42 gradë të Dielën, 1 Gusht.
RHMZ parashikon temperatura deri në 41 gradë per pjesen jugore te Serbis.
RHMZ paralajmëroi se temperatura e ajrit gjatë fundjavës në jug të Serbisë do të arrijë 40 gradë, ndërsa veriu i vendit, për të cilin vlen alarmi portokalli i motit, do të ketë 35 gradë.
Temperaturat në mëngjes do të sillen deri në 22 gradë në Serbinë juglindore, dhe do të jenë më të ulëta se 20 gradë në veri.
Temperaturat tropikale në jug të Serbisë do të zgjasin deri të mërkurën, 4 gusht, kur një valë e motit më të freskët e ndjekur nga shiu do të ndryshojë ditët e nxehtësisë tropikale.
Një temperaturë prej 39 gradë u mat në Vranje të mërkurën, 28 korrik, dhe 38 gradë të enjten, 29 korrik.