“Dekorata e Artë e Shqiponjës” për Ridvan Qazimin-Komandant Lleshin
Në Shqipëri u organizua një ceremoni domethënëse dhe tepër të veçantë, të vlerësimit të pesë personaliteteve të paharruara nga Kosova, Presheva Bujanoci dhe Medvegja.
Ne kete ceremoni u nderua Komandant Lleshi-Ridvan Qazimi, dekoraten e pranoi djali i tij nga presidenti i Shqiperise Ilir Meta, percjell Presheva.AL
“Ridvan Qazimi, apo siç hyri në histori, Komandant Lleshi, është njëri nga Dëshmorët e Kombit, që nderova gjithashtu, i cili krah Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës sakrifikoi jetën e tij për kauzën shqiptare dhe sensibilizimin e faktorit ndërkombëtar për të drejtat e mohuara dhe shtypjen e papranueshme të shqiptarëve në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë.
Është në nderin tonë të kujtojmë, nderojmë dhe vlerësojmë të gjitha ato personalitete, të cilat bënë të mundur, që kombi ynë të mbijetojë dhe të ndihet krenar për arritjet e tij.” ka thene Ilir Meta.
Ndersa djalo i Komandant Lleshit ka shkruar se gjithe familja dhe Lugina ndjehet krenare me rastin e dekorimit nga Shqiperia.
Krenar më shumë se kurrë me rastin e dekretimit nga ana e presidentit të Republikës së Shqipërisë, z.Ilir Meta, me „DEKORATËN E ARTË TË SHQIPONJËS“ për Ridvan Qazimin-Komandant Lleshin.
Nder i madh për familjen tonë, vendlindjen, bashkëluftëtarët, dëshmorët dhe të gjithë shqiptarët e Luginës.
Faleminderit instuticoneve dhe krerëve të shtetit shqiptarë.
S’ka si të jetë ndyshe përveç se
Shqipëria është atdheu ynë i përbashkët!