Lajme
Kujdestari i rampës në Stacionin Hekurudhor shkakton incident (Video)
Sonte në orët e vona të mbrëmjes ka ndodhur një incident tek rampa në Stacionin Hekurudhor.
Kujdestari i rampës, pas kalimit të trenit ka provokuar të gjithë kalimtarët me automjete që ishin duke pritur ngritjen e rampës për të kaluar hekurudhën, duke mbajtur ulur rampën me qëllim së paku edhe 2 minuta tjerë shtesë, pas kalimit të trenit.
Kalimtarët pasi kishin pritur gjatë për të kaluar hekurudhën, pasi vërejtën që kujdestari i rampës qëllimisht po e mban akoma ulur rampën, filluan të protestojnë, duke i rënë borisë së automjeteve të tyre.