Lajme

Lajm i mirë nga ambasada Gjermane, hapen terminet për viza për personat e vaksinuar

Nje lajm i rëndësishëm nga ambasada e Gjermanisë ka ardhur ne fillim te muajit korrik.

Nga 1 janari i vitit 2021 është në fuqi Rregullativa e re për Ballkanin Perëndimor. Deri më datë 31 dhjetor 2023, shtetasit e Serbisë, Maqedonisë së Veriut dhe vendeve të rajonit, kanë qasje të privilegjuar në tregun e punës së Gjermanisë.

Pasi që më datë 20 qershor 2021 është shfuqizuar kufizimi për udhëtim për shkak të KOVID-19 për personat me vendbanim të përhershëm në Maqedoninë e Veriut dhe Sërbi tani përpunimi i kërkesave të vizës së tillë sërish është e mundshme.

Në të ardhmen, terminët për dorëzimin e vizave të tilla do të ndahen çdo muaj veçmas. Për atë arsye, nuk do të ketë pritje të gjata.

Çdo muaj, duke filluar nga korriku, lista e pritjeve për terminë do të jetë e qasshme për muajin e ardhshëm. Kohëzgjatja mund të jetë e ndryshme nga muaji në muaj.

Related Articles

Back to top button