Lajme
Naim Tërnava në Preshevë për ti bashkuar hoxhallarët
Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka vizituar gjatë ditës së djeshme Luginën e Preshevës, ku u takua me personalitete fetare, politike e kulturore dhe qytetarë të shumtë të kësaj pjese.
Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava u prit nga kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Preshevë, Nexhmedin Ademi, deputeti i Kuvendit në Serbi, Shaip Kamberi, Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, Kryetari i Alternativës, Shqiprim Arifi dhe banorë të asaj pjese.
Nga kjo vizitë, Myftiu bëri thirrje për unitet të shqiptarëve në të gjitha sferat e jetës.