Lajme

Në Preshevë, për herë të parë edhe ART edhe SOLIDARITET

Qendra e Solidaritetit dhe Avancimit-QSA per here te pare sjell ne Presheve aktivitetin e saj ART dhe Solidaritet.

Përmes këtij eventi, QSA synon që të sensibilizojë edhe komunitetin artistik ndaj kategorisë së jetimeve në shoqerinë tonë.

Janë gjithësejt 150 jetimë, të cilët përkrahen çdo muaj me një bursë prej 25 euro, aq sa është edhe çmimi i një pikture.

Pikturat që do të ekspozohen janë pikturuar nga aktivistet e QSA-së dhe mjetet e grumbulluara nga shitja e pikturave do t’iu dedikohen jetimëve.

Eventi mbahet te merkuren me 22 korrik ne oborrin e shtepise se kultures ne Presheve dhe qytetaret kane mundesi te blejne nje pikture nga ora 17:00 deri ne oren 21:00.

Related Articles

Back to top button