Lajme

Nga ky vit, nxënësit e Medresesë do të fitojnë të drejtën e shtesave si gjithë nxënësit tjerë

Nga ky vit, nxënësit e Medresesë do të fitojnë të drejtën e shtesave si gjithë nxënësit tjerë.

Nxënësit e Medresesë së Luginës së Preshevës, nga ky vit shkollor, do të fitojnë të drejtën e shtesave që më herët ishin të privuar nga kjo e drejtë elementare e çdo nxënësi të diturisë.Kjo u arrit, me përpjekjet e pandalshme të stafit të Medresesë dhe dashamirëve që ndihmuan në realizimin e këtij qëllimi bazë.

Medreseja, këto shtesa në njëfarë mënyre, I ka mbuluar duke iu mundësuar nxënësve të saj vijimin e mësimeve pa pagesë, por edhe më tutje do të vazhdojë mbështetjen e nxënësve dhe mundësinë e vijimit të shkollimit pa pagesë. E gjithë kjo duke e falenderuar Allahun xh.sh, së pari , e pastaj të gjithë ata që janë duke kontribuuar në mirëmbajtjen e këtij institucioni arsimor, qoftë edhe me nje fjalë të bukur apo një lutje të fshehtë, e sidomos mërgimtarët tonë në diasporë që po e ndajnë djersën e tyre me nxënësit e kësaj kështjelle të diturisë.

E lusim Allahun xh.sh. që këto suksese të Medresesë të mos ndalen asnjëherë dhe shpresojmë që qytetarët e Luginës, njëherë e përgjithmonë, ta kuptojnë rëndësinë e kësaj vatre të diturisë dhe dhuntinë që e kemi para nesh!
Njofton Sektori për informim, pranë Bashkësisë Islame të Preshevës dhe Medresesë së Luginës së Preshevës.

Related Articles

Back to top button