Lajme

Pfizer kërkon miratimin e dozës së tretë: Kështu, s’ka variant që t’ju mposhtë!

Pfizer është i bindur se një dozë e trete e vaksinës së tij brenda 12 muajsh mund ta rrisë në mënyrë dramatike imunitetin e të sigurojë mbrojtje edhe ndaj varianteve të koronavirusit, e për këtë arsye do të kërkojë autorizimin e Shteteve të Bashkuara.

Kërkimet nga shumë vende tregojnë se vaksinat Pfizer dhe të tjera të përdorura gjerësisht kundër COVID-19, ofrojnë mbrojtje kundër variantit shumë ngjitës delta, i cili po përhapet me shpejtësi në gjithë botën dhe tani llogaritet se paraqet shumicën e infeksioneve të reja në Shtetet e Bashkuara.

Dy doza të pjesës dërrmuese të vaksinave janë thelbësore për të zhvilluar nivele të larta të antitrupave që luftojnë të gjitha variantet e virusit, jo vetëm variantin delta – dhe shumica e vendeve të botës është në pritje të dozave fillestare mbrojtëse ndërsa pandemia vazhdon të zgjerohet. Por, antitrupat natyrshëm zbehen me kalimin e kohës, kështu që studimet janë duke u zhvilluar për të treguar nëse dhe kur mund të duhen doza shtesë.

Dr. Mikael Dolsten i kompanisë Pfizer i tha agjencisë së lajmeve Associated Press, se të dhënat e hershme nga studimi i ri i kompanisë sugjerojnë që nivelet e antitrupave rritte pesë deri në dhjetëfish pas një doze të tretë. Pfizeri planifikon t’ia paraqesë në muajin gusht kërkesën Administratës së Ushqimit dhe Barnave. Por autorizimi i FDA-së do të ishte vetëm një hap i parë dhe nuk do të nënkuptojë automatikisht që amerikanëve do t’u ofrohen doza shtesë, paralajmëruan ekspertët, sipas të cilëve autoritetet e shëndetit publik do të duhet të vendosin nëse kjo dozë është vërtet e nevojshme, veçanërisht kur miliona njerëz nuk kanë mbrojtje.

Related Articles

Back to top button