Lajme
Po bie nurmi i të infektuarve
Deri në prerjen e fundit, në Serbi u konfirmua se ka 69 persona më shumë të infektuar rishtas nga kovid 19, ndërsa dy njerëz vdiqën si rezultat i kësaj sëmundjeje.
Gjithsej 4,496,985 qytetarë janë testuar deri më tani në Serbi dhe 4,874 janë testuar në 24 orët e fundit.
Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë ka gjashtë persona në aparate për frymëmarrje, ndërsa 277 pacientë janë në spital.