Shkolla e hivzit “El Hidaje”, burimi i vetëm i hafizlerëve në Luginë (Video)
Eshte thene, ai qe nuk meson ne vegjeli nuk meson dot ne pjekuri, por kjo thenje nuk vlen per librin e Zotit, Kur’anin e meson femija 5 vjec por dhe plaku 80 vjec. Per te mesuar Kur’anin kerkohet vullneti dhe vendosmeria jo mosha dhe zgjuarsija.
Kosova Lindore apo Lugina e Presheves per nga historia dhe perberja e popullates nuk dallon shume nga vendet dardano ilire shqiptaret atje jane autokton dhe ajo pjese se bashke me trevat e tjera ishin vendbanimet e tyre qysh nga koha antike e periudhes romake.
Sipas te dhenave historike ne Lugine feja islame ka depertuar para ardhjes se perandorise osmane dhe nga ateher eshte brymosur thelle ne jeten dhe kulturen e tyre. Prej kur ka depertuar Islami ne Lugine banoret jane lidhur ngusht me Kur’an, sa qe ajo u be djep i Kur’anit, shtepia dhe magazina e tij.
Lugina shquhej me hafez me nam dhe te dalluar, hafezet si Ali Ahmeti, Lutfi Ahmedi, Nexhat Jashari etj. ishin prijes ne perhapjen e hifzit jo vetem ne Lugine por edhe ne trevat e tjera shqiptare. Pema e hivzit ne Presheva vazhdon te jap frute pa ndal, por tash me nje organizim te mirefillt. Shkolla e hivzit El Hidaje dal nga dal po i vendos themelet. Hafez Orhan Ademi me punen dhe sakrificen e tij ka vendosur ta beje kete shkolle tregim suksesi per brezat qe vijn pas.
Kjo shkolle per pak kohe ka nxjerrur 5 hafez te certifikuar dhe shume te tjere jane afer perfundimit, disa nga hafezit e dal nga kjo shkolle jane profesionist te fushave te ndryshme si: inxhenjer, arkitekt etj.