Lajme
Stacioni policor në Preshevë zgjat orarin e punës

Stacioni policorë nga sot punon çdo ditë pune nga ora 07.00-20.00
Për shkak interesimit të madh të popullatës në rregullimin e dokumentacioneve personale (Letërnjoftimet dhe Pasaportat) të gjitha Stacionet Policore në Serbi përfshirë Bujanocin dhe Preshevën duke filluar nga sot e zgjasin orarin e punës nga ora 7.00 e mëngjesit deri në ora 20.00 e mbrëmjes.
Ky orar i ri punës në Stacionet Policore në Serbi do të mbese në fuqi deri sa të vazhdoje fluksi i qytetarëve afërsisht deri më 15 Shtator.