A zvogëlohet efektiviteti i Pfizer dhe Astrazeneca 3 muaj pas dozës së dytë?
Mbrojtja kundër llojit delta të koronavirusit tek njerëzit që kanë përdorur Pfizer dhe Astrazenec bie pas tre muajsh, sipas hulumtimit të fundit nga shkencëtarët britanikë.
Është gjetur gjithashtu se njerëzit që infektohen pasi kane marre dy doza të vaksines Pfizer ose AstraZeneca mund të jenë në rrezik më të lartë te infektohen me llojin delta sesa për llojet e mëparshme të koronavirusit, raportoi sot Reuters.
Studimi u bazua në mostrat e më shumë se një milion tamponëve të hundës dhe fytit të marra në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar dhe tregoi se 90 ditë pas dozës së dytë të vaksinave Pfizer / Biontech dhe AstraZeneca, efektiviteti në parandalimin e infeksioneve ra nga 75% në 61%.
Rënia e efektivitetit të vaksinës në përqindje më të madhe ishte tek njerëzit më të vjetër se 35 vjeç. “Të dy vaksinat, kur jepen në dy doza, ende ofrojnë mbrojtje të shkëlqyeshme kundër llojit delta,” tha Sarah Walker, një profesoreshë e Oksfordit dhe drejtuese e studimit.
Shtatë gjëra që duhet të dini për vaksinën kundër koronës
Walker nuk punoi në prodhimin e vaksinës së AstraZeneca, e cila u zhvillua nga një ekip imunologësh nga Oksfordi. Studiuesit nuk parashikuan se sa do të binte mbrojtja me kalimin e kohës, por deklaruan se efektiviteti i dy dozave do të binte në mënyrë të pashmangshme katër deri në pesë muaj pas dozës së dytë.
Studimi gjithashtu tregoi se njerëzit e infektuar, pavarësisht se janë të infektuar, kanë një sasi të ngjashme patogjene si njerëzit e pavaksinuar, që është një përkeqësim i dukshëm në krahasim me llojin alfa, i cili ishte dominues në Britani.