Lajme

Bashkatdhetarët kritikojnë se i vetmi parking në Preshevë shëndrrohet në fushë volejbolli

“Presheva woman beach volley” ky aktivitet që po mbahet për herë të parë në Preshevë ka frustruar bashkatdhetarët që po qëndrojnë në pushime nëpër vendlindjet e tyre.

Ardhja e bashkatdhetarëve ne Preshevë përveç që gjallëron Preshevën gjithashtu mbush dhe rrugët me vetura duke e ngarkuar edhe komunikacionin rrugor nëpër qytet.

Sot dhe nesër aktiviteti i organizuar nga komuna ka bllokuar parkingun që gjindet në mes të qytetit, e për këtë gjë bashkatdhetarë të shumtë kanë kontaktuar redaksinë tonë duke derguar mesazhe se nuk behet parkingu fushe rekreative.

“Une kam deshire qe ne vendin tim te kete aktivitete ne kohen e bashkatdhetareve dhe te aktivizohemi edhe pse jemi ne pushime por kjo e fundit nuk me duket ne rregull qe parkingu te shenderrohet ne fushe volejbolli duke e ditur qe vetem 200 metra nga aty ka mund te organizohet i njejti aktivitet ne stadiumin e qytetit” thotë R.R bashkatdhetare nga Belgjika.

Bashkatdhetari tjeter nga Zvicra ka pershendetur aktivitetin por ka kritikuar vendin e mbajtjes.

“Aktivitet i qelluar qe mbahet nga volejbolliste profesioniste nga Shqiperia, Maqedonia, Kosova, Serbia dhe Presheva dhe mesa e di une eshte hera e pare qe zhvillohet loje volejbolli ne qytetin tone, por vendi me duket qe eshte i papershtatshem duke e dite qe tani me shume se kurre Presheva ka nevoje per parking pasi eshte ngarkuar komunikacioni me ardhjen e bashkatdhetareve” thote per Presheva.Al B.A bashkatdhetare mga Zvicra.

Aktiviteti ne fjale mbahet me 7 dhe 8 gusht ne parkingun prapa ish stacionit te autobuseve duke filluar nga ora 20:00.

Related Articles

Back to top button