Lajme
Edhe në Shqipëri që të hyni ju duhet çertifikata e vaksinës ose testi PCR
Ndryshojnë masat anti-covid edhe në Shqipëri, ndërkohë që duke nisur nga 23:00 do të nisë ora policore, deri ne oren 06:00. Ky ka qenë vendimi që ka marrë sot Komiteti Teknik i Ekspertëve.
Po ashtu eshte vendosur qe kush hyn ne kufije te kete pasaporte vaksinimi, test PCR brenda 72 oreve ose prove te kalimit te covid, 6 muaj pas sherimit.
Kujtojmë se javën që kaloi Komiteti i Ekspertëve vendosi që të mbajë në fuqi këto masa anti-covid dhe mos të vendosë të tjera shtesë, ndërsa vijon thirrja për qytetarët që të vaksinohen.