Edhe pse në opozitë, Shqiprim Arifi mbetet politikani më i preferuari nga ndërkombëtarët
Edhe pse në opozitë, edhe më tutje Shqiprim Arifi mbetet politikani më i preferuar në Luginë nga bashkësia ndërkombëtare.
Sot Arifi ka pritur në takim delegacionin e Ambasasadës së Britanisë së Madhe në Beograd, si dhe deputeten dhe raportuesen për Kosovë në Parlamentin Evropian znj. Viola von Cramon
“Sot pata një takim të shkëlqyer me Eurodeputeten dhe Raportuesen e Parlamentit Evropian për Kosovën, znj. Viola von Cramon.
Objektivat e takimit ishin gjithëpërfshirëse, znj.Cramon u njoftua nga afër me problemet aktuale politike dhe socio-ekonomike si dhe mbi pozitën e shqiptarëve në Luginë.
Bashkarisht diskutuam dhe u dakorduam mbi rëndësinë e pjesmarrjes sonë në dialogun Kosovë – Serbi, të cilën e kam kërkuar prej shumë kohësh dhe e cila mbetet temë kyçe dhe shumë e rëndësishme për fatin e Luginës së Preshevës.
Viola do të jetë zëri direkt në Bashkimin Europian për temat me rëndësi të veçantë për Luginën e Preshevës.” ka shkruar Arifi në rrjetin social facebook.