Lajme

Edhe sot vazhdon të rritet numri i të infektuarve në Preshevë dhe Bujanoc

HomeBotëBallkanNë rrethin Pçinjës, 12 raste të reja me Covid-19, nuk i shpëton as Bujanoci!
Në rrethin Pçinjës, 12 raste të reja me Covid-19, nuk i shpëton as Bujanoci!

74 Shikime 03/08/2021
Në rrethin Pçinjës, 12 raste të reja me Covid-19, nuk i shpëton as Bujanoci!
Sipas të dhënave të fundit nga Enti për Shëndetësi Publike, në 24 orët e fundit janë testuar 307 analiza nga rrethi i Pçinjës ndaj covid-19.

Nga ky numër, 12 analiza kanë rezultuar pozitiv ndaj virusit korona, mga ky numër, 8 janë nga Vranja, 1 nga Vlladiçin Hani dhe Bujanoci dhe dy nga Presheva.

Gjatë ditës së djeshme në kovid ambulantën në Vranjë janë kryer 39 kontrolla, nga të cilat 27 për herë të parë.

Janë bërë 28 teste të antigjenit, dy prej të cilëve kanë rezultuar pozitiv.

Në spitalin kovid të Qendrës Shëndetësore në Vranjë janë shtrirë dy pacientë, pozitivë ndaj virusit korona, njëri me pneumoni, ndërsa një pacientë gjendet në aparatet e frymarrjes.

Shifrat në rrethin e Pçinjës çdo ditë janë në rritje, mjekët gjithnjë apelojnë për imunizim, ndërkohë që lloji delta i virusit për të cilin thuhet se është shumë herë më infektues është i pranishëm çdo ditë e më shumë në vendin tonë.

Related Articles

Back to top button