Lajme

Në Nish mjekët që kanë refuzuar vaksinën nuk do të punjojnë me njerëz

Drejtori i Qendrës Klinike Universitare te Nishit tha se të gjithë punonjësit e atij institucioni shëndetësor që refuzuan të vaksinohen kundër virusit korona do të transferohen në punë administrative, por pagat e tyre nuk do të ulen.

Në një deklaratë për mediat ai theksoi se ky vendim nuk do të ndikojë në cilësinë e trajtimit në Qendrat Klinike ku përqindja e të vaksinuarve në mesin e punonjësve është e lartë.

Menaxhmenti, pavarësisht kësaj, vendosi që punonjësit që nuk ishin të imunizuar nuk do të ishin më në kontakt të drejtpërdrejtë me pacientët sepse ata mund të infektoheshin më lehtë dhe ta transmetonin infeksionin edhe te pacientët.

– Thelbi i punës sonë është shëndeti i pacientëve, për të cilët është më e sigurt që punonjësit shëndetësorë të pavaksinuar të jenë në punë ku nuk kanë aq shumë ose aspak kontakt me pacientët.

Related Articles

Back to top button