Lajme

Në fshatin Lluçan bie në kanal duke drejtuar kultivatorin

Të dielën në mbrëmje, ndodhi një aksident trafiku në të cilin një person pësoi lëndime të rënda trupore, njoftoi policia e Vranjës.

Aksidenti trafiku ndodhi rreth orës 18 pasdite, në një rrugë lokale në fshatin Lluçan të komunës së Bujanocit, sipas Departamentit të Policisë në Vranje.

Duke lëvizur ne rrugen nga fshati Nesalcë në drejtim të fshatit Lluçan, shoferi i motor kultivuesit (49 vejçar), të cilin e drejtonte pa patentë shofer, humbi kontrollin.

Pasi kaloi rrugën, motor kultivuesi doli nga rruga dhe përfundoi në kanalin në anën e majtë të tij.

Me atë rast, shoferi pësoi lëndime të rënda trupore, për shkak të të cilave ai u transportua në qendrën shëndetsore në Vranje me ambulancë.

Hetimi në vend, me autorizimin e Prokurorisë Themelore Publike në Vranje, u krye nga anëtarët e policisë rrugore.

Në zonën e Administratës Policore të Vranjës, gjatë fundjavës së kaluar, u regjistruan pesë aksidente trafiku në të cilat tre persona pësuan lëndime të rënda trupore, njoftoi policia.

Related Articles

Back to top button