Lajme
Në Kosovë shtyhet fillimi i vitit shkollor, pritet të nisë më 13 shtator
Raportohet se për shkak të situatës me covid-19, Ministria e Arsimit dhe Qeveria e Kosovës kanë vendosur që fillimi i vitit të ri shkollor të shtyhet deri më 13 shtator.
Ende nuk ka diçka të konfirmuar për këto raportime.
Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, Rrahman Jasharaj ka thënë se janë në pritje të vendimit të Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor, teksa u shpreh se nuk ka ende një informacion zyrtar nëse ky vit do të shtyhet për shkak të situatës me pandeminë.