Lajme

Në Preshevë më shumë të infektuar se në Vranjë

Sipas të dhënave të fundit nga Shtabi i Qytetit për Situatat Emergjente në Vranje, nga 306 mostra të testuara nga rrethi i Pçinjës, 44 janë pozitivë me koronavirus.

Shumica e këtij numri është në Preshevë, 20 të infektuar.

Pastaj vie Bujanoci me 11 të infektuar brenda 24 orëve.

10 janë nga Vranja, 2 nga Vladiçin Hani dhe 1 person nga Surdulica.

Gjatë ditës së djeshme, 40 persona u ekzaminuan në ambulancën Kovid në ATD të Vranjës, dhe 20 ekzaminime u kryen për herë të parë.

Janë kryer 10 teste të shpejta dhe 30 antigjen, gjashtë persona rezultuan pozitivë për koronavirus.

Shtatë pacientë pozitivë për koronavirus dhe katër me pneumoni u shtruan në spitalin Covid të ZC Vranje.

Ka një pacient me oksigjen. Tre pacientë të rinj u pranuan, i njëjti numër u lirua, njëri prej të cilëve u transportua në Krusevac.

Related Articles

Back to top button