Në pritje para stacionit të policisë, i bie të fikët
Edhe pse para Stacionit policor situata duket e qetë, sërish qytetarët presin me orë të gjata për dokumentet e tyre që i kanë te lejuar me ligj.
Kushtet e pritjes para stacionit policor ne Presheve nuk jane te pershtatshme per pritje dhe qytetaret rrezikohen edhe nga dielli edhe nga veturat qe kalojne perskaj rruges. Ndalimi qe Covid 19 ka bere pamundesone pritjen ne ambientet mbrenda administrates e cila eshte shume e vogel per ti pritur qytetaret e komunes se Presheves e sidomos ne kete kohe kur vijne edhe bashkatdhetaret nga vendet europiane.
Pritjet e gjata dhe rritja e temperaturave ka bërë që një grua para stacionit policor sot të humbiste ndjenjat.
Fillimisht ndërhynë personat e tjerë që ishin aty pranë, ndërsa më pas erdhi ndihma e shpejte nga shtepia e shendetit ne Presheve. Pasi e hipën në auto ambulancë, personi në fjalë u shoqërua në ambientet e brendshme të Shtepise se shendetit ne Presheve.
Keto ambiente te reja por jo te mjaftueshme per qytetaret e komunes se Presheves jane bere qe nga viti 2014 dhe nga ateher nuk eshte investuar ne permiresimin e infrastruktures per te i dhene sherbimin e duhur shqiptareve te Presheves as nga shteti por as nga pushtet lokale. Kete vit ky stacion policor ka zgjatur orarin e punes por edhe nese zgjatet 24 ore orari sherbimi qei jepet qytetareve eshte i njejt.