Nga 23 gushti, masa të reja për udhëtarët tranzit që hyjnë në Slloveni
Qeveria Sllovene njoftoi se nga 23 gusht, udhëtarët në tranzit do të duhet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar kundër kovid-19, se janë shëruar nga sëmundja, ose se kanë një test negativ, të ashtuquajturat kushtet e PCR.
Nga 23 gushti, tranziti nëpër Slloveni nuk do të jetë më i mundur pa përmbushur kushtet e PCR,” njoftoi Qeveria në një deklaratë pas seancës së korrespondencës së mbrëmshme.
Deri atëherë, udhëtarët në tranzit janë ende të përjashtuar, sipas të cilëve ata nuk kanë pse të dëshmojnë statusin e tyre kovid në kufi, nëse largohen nga Sllovenia sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më shumë se 12 orë.
Përjashtimi nga kushtet e reja vlen akoma për personat nën moshën 15 vjeç, pronarët e tokës dhe pasurive të paluajtshme në zonën kufitare, punëtorët migrantë ndërkufitar dhe punonjësit në transportin ndërkombëtar.
Vendimi i ri i qeverisë gjithashtu parashikon mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për pjesëmarrjen në ngjarje publike dhe kulturore brenda, ndërsa mbajtja e maskave bëhet e detyrueshme për tubimet në natyrë, nëse janë të pranishëm më shumë se 100 njerëz.