Opinione

Përse mund të akuzohet Serbia si porositësve e vrasjes së Hasan Prishtinës?

Përse mund të akuzohet Serbia si porositësve e vrasjes së Hasan Prishtinës?

(Ku përfundoi vrasësi Ibrahim Çelo?!)

Hasan Prishtina u vra më 13 gusht 1933 sipas certifikatës së vdekjes të morgut të Selanikut. Për çdo gusht mblidhen personalitete të ndryshme shqiptare, për të përkujtuar figurën e Hasan Prishtinës, por që vrasja e tij nuk është zbardhur ende prej kaq vitesh.

Kush e vrau, përse e vrau dhe fatin më tej të vrasësit Ibrahim Çelo?!

Historia e kohës së komunizmit të Shqipërisë thotë se Hasan Prishtinën e vrau mbreti Ahmet Zogu, por nuk ka asnjë dëshmi, fakt të vërtetë që Zogu ishte porositësi i vrasjes.

Gjurmët historike dhe logjika na shpie se Hasan Prishtinën e vrau Serbia e cila ishte tepër e interesuar për vdekjen e tij. Por përse mund të akuzohet Serbia si porositëse e vrasjes së Hasan Prishtinës?

Vrasësi i Hasan Prishtinës, Ibrahim Çelo ishte shtetas i mbretërisë serbo-kroate-sllovene dhe nuk kishte asnjë lidhje shpirtërore me mbretërinë e Shqipërisë.

Pas vrasjes së Prishtinës, familja e vrasësit nuk u shpërngul nga Serbia për në Shqipëri, por ndërroi vetëm vendbanimin brenda territorit të mbretërisë së Serbisë.

Pra, nëse ishte porositësi mbreti Zog, atëherë Zogu do i ofronte strehim në Shqipëri familjes së vrasësit.

Gjatë periudhës të viteve 1930 Hasan Prishtina kishte kontakte me grupet nacionaliste bullgare të VMRO-s. Këto grupi ishin të interesuara për veprime paraushtarake në Serbi dhe Greqi, e jo në Shqipëri.

Periudha kur u vra Hasan Prishtina, 1933 marrëdhëniet e mbretit Zog ishin ftohur me Serbinë, sepse ishte lidhur me Italinë. Kjo kishte shfaqur mërzi të thellë në Serbi, sepse nuk po realizoheshin projektet dhe premtimet e Zogut ndaj Serbisë.

Gjatë këtyre viteve, Zogu strehoi me mijëra familje kosovare në Shqipëri, të përzënë me dhunë nga Serbia. Këto familje shqiptare nga Kosova u vendosën kryesisht në Fier, Durrës dhe Elbasan, në tokat që ua dhuroi mbreti Zog.

Në përfundim dua të shtoj se për fatin e vrasësit të Hasan Prishtinës, Ibrahim Çelo nuk shkruajnë historianët shqiptar se çfarë u bë, por nga kërkimet e mia të fundit kam gjetur fakte se ai u dënua dhe u burgos në ishullin e Kretës.

Në prill 1941 kur gjermanë pushtuan Greqinë, ai u lirua dhe shërbeu si përkthyes i trupave gjermane në Kretë.

(Shënim: Ibrahim Çelo ka jetuar për disa vite në Austri dhe e dinte gjuhën gjermane ku atje kishte kontakte edhe me lobin e fuqishëm serb. Vjena edhe sot vazhdon të jetë çerdhe e lobit serb).

Pas ikjes së gjermanëve nga Kreta ka mjegull për fatin e Ibrahim Çelos, por dihet se familja e tij vazhdoi jetën e qetë në mbretërinë serbo-kroate-sllove…

Shpresojmë që vitin tjetër kur të mblidhen politikanët e etj., për të përkujtuar figurën e Hasan Prishtinës, për interesat e tyre, për t’a shfrytëzuar figurën e tij, nëse do sjellim fakte të reja për fatin e Ibrahim Çelos, kur vdiq e ku gjendet varri i tij.

Historia mban shënime ajo është kokëforte nuk njeh marrëveshje.

(Nga historiani Arben Llalla)

Related Articles

Back to top button