Preshevari Ermal Ibrahimi në Namur të Belgjikës pjesë e kategorisë P2A në ligën e futbollit
Ermal Ibrahimi është në moshë të re dhe premton shumë për t’u bërë një futbollist i madh.
Ermal me një pasion shumë të madh për sportin zhvillon stërvitje në ARQUET FC në Namur të Belgjikës.
Ermal Ibrahim është me origjinë nga Shoshaja komuna e Preshevës por i lindur në dhe i rritur në Namur të Belgjikës.
Ermali ka një vrapim dhe një shpejtësi jashtëzakonisht shumë dinamike.
Futbollisti Ermal Ibrahimi përveç stërvitjes, ka zhvilluar edhe shumë ndeshje me ekipe brenda grup moshës së tij në të cilat ka dalë me rezultate tepër të kënaqshme ku ka qenë gjithmonë golashënuesi i parë.
Disiplina dhe përgatitja fizike pak nga pak po e bën Ermalin një futbollist shumë të mirë. Fushat e ARQUET FC Internacional Namur janë të certifikuara nga FIFA dhe UEFA, gjë që bëjnë që disiplina sportive të jetë shumë e lartë.
Në vitin 2019 futbollist shqiptar Ermal Ibrahimi është transferuar në një ekip tjetër FCO NAMUR për ti shërbyer këtij grupit për dy vite me radhë, por për shkak të certifikatës së UEFA, rikthehet sërish në ekipin e tij të vjetër.
Ermali për pos që është nxënës i mirë në shkollë ai tani kohën e fundit është duke punuar në Agjencinë ERA në Immobilien në Namur të Belgjikës.
E veçanta e Ermalit është që e karakterizon pasioni i madh për futbollin që ushtrimet që i ka në orar të caktuar i tejkalon dhe ushtron dyfish.
Ermali rritet çdo ditë e më shumë, ndërsa tifozët e parë të tij presin të shijojnë sukseset dhe frytin e viteve që futbollisti Ermal Ibrahimi do t’i dhurojë në vijim.
Ermal mban numrin 15 në fanellën e tij, sepse ky numër ka një domethënie të rëndësishme për të.
Njerëzit e tij të dashur i kanë ditëlindjet më datë 15 të muajve të ndryshëm.
Ermali premton të jetë sportist klasik dhe i disiplinuar.
Urime Ermal , në rrugën e bukur të sportit që ke nisur!