Rahovicë, një fëmijë bie në pusetë në oborrë të shkollës
Në oborrin e shkolles Selami Hallaci ne Rahovice nje nxenes ka rënë në pusete derisa ishte duke ecur.
Femija qe ka rene ne pusete ka marr lendime trupore dhe ka shpetuar pa ndonje thyrje te madhe.
Kete ngjarje e ka bere te ditur prindi i femijes i cili ka reaguar per drejtuesit e shkolles permes rrjetit social facebook.
“Sot në objektin e shkollës fillore Selami Hallaçi në Rahovicë djali im shpëtoi falë Zotit.
Iu bëjë apel organeve të shkollës e cila shkollë është përzgjedhur si shkolla ma e dobët në Republikën e Serbisë dhe kjo është arsyeja se pse unë fëmijët e mi i kam në shkollën Fillore Prof. Ibrahim Kelmendi në Preshevë, jo se nuk e dua fshatin, po fshati është i ndërtuar më kontura degjeneruese.
Dhe unë si një pedagog dhe sportistë ju lutem kfjelluni dhe mos na nënçmoni intelegjencën se e njejta gjë ka ndodhur me murin i cili është ndërtuar në oborrin e shkollës ku edhe aty fëmijët tanë u rrezikoheshin çdo ditë” ka shkruar në facebook prindi M.H.
Reagimi i menjehershem ka qene i drejtorit te kesaj shkolle i cili ka sqaruar opinionin dhe prindin se çfarë ka ndodhur në të vertete ne oborr te kesaj shkolle.
Puseta e hapur në oborrin e shkollës në Sh.F Selami Hallaçi në Rahovicë ështe shkak i dëmtimit apo thyerjes së kapakut i cili është bërë po nga të njejtët fëmijë të cilët gjatë ditëve të fundjavës e shfrytëzojnë për lojra. Ditën premte gjendja ka qenë në rregullë por dëmtimi i kapakut është bërë dje ose sot.
Mungesa e kapakut ka shkaktuar sot lëndimin e një fëmije dhe kishte nxitur reagimin në facebook të prindit M.H.
Drejtori gjithashtu shprehi keqardhje për rastin në fjalë dhe në të njejtën kohë percolli edhe një apel për prindërit dhe fëmijët që të mos frekuentojnë hapësirat e shkollës derisa të rregullohet kapaku i pusetës dhe njëkohësishtë ato duhet të ruhen.