RHMZ lëshoi një paralajmërim: Të hënën
Instituti Hidrometeorologjik i Serbisë – RHMZ lëshoi një paralajmërim për temperatura të larta në ditën e hënë më 23 gusht për disa zona në Sërbi, pritet të jetë mot shumë i ngrohtë në jug dhe lindje.
Temperatura parashikohet të jetë rreth 35 gradë.
Në ditën e parë të javës që vie, do të jetë mot kryesisht me diell dhe i ngrohtë në Serbi, me një zhvillim të dobët deri në mesatare të reve të përditshme, ndërsa në jug, shi ose vranësira afatshkurtra janë të mundshme në disa vende. Era do të jetë e lehtë dhe mesatare, veriperëndimore.
Temperatura më e ulët do të jetë nga 10 në 17, dhe më e larta ditore nga 28 në 31 gradë.
Edhe nesër në Preshevë do të jetë kryesisht me diell dhe ngrohtë, me erë të dobët veriperëndimore, me temperaturën më të ulët 14-17 dhe më të lartën rreth 29 gradë.