Lajme

SHBA miraton përdorimin e dozës së tretë të vaksinës së koronavirusit tek njerëzit me sistem imunitar të dobësuar

Paneli këshillues i Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) votoi sot për të lejuar njerëzit me një sistem imunitar të dobësuar të marrin një dozë të tretë shtesë të vaksinave kundër COVID -19 të kompanive Pfizer dhe Moderna.

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) ka miratuar më parë administrimin e një doze të tretë të vaksinës kundër Covid 19 për individët me imunitet të komprometuar.

Më 5 gusht, prodhuesit e vaksinave Bayontek dhe Pfizer i paraqitën një kërkesë rregullatorëve amerikanë dhe evropianë për miratimin e dozës së tretë të vaksinës së tyre kundër kovid 19, bazuar në dëshmitë e një rreziku më të lartë të infeksionit gjashtë muaj pas vaksinimit.

Moderna gjithashtu ka paraqitur një kërkesë tek rregullatorët amerikanë për miratimin e plotë të vaksinave të tyre.

Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH), megjithatë, ka bërë thirrje për ndalimin e dozës së tretë të vaksinës kundër Kovid 19 të paktën deri në fund të shtatorit për të lejuar që të paktën 10 përqind e popullsisë në secilin vend të vaksinohen.

Related Articles

Back to top button