Sllovenia po ndryshon masat në kufi, këto janë KUSHTET
Qeveria Sllovene njoftoi se nga 23 gusht, udhëtarët në tranzit do të duhet të tregojnë dëshmi se janë vaksinuar kundër virusit korona, se kanë pasur sëmundjen ose se kanë një test negativ (gjendje PCT).
– Nga 23 gushti, tranziti nëpër Slloveni nuk do të jetë më i mundur pa përmbushur kushtet e PCT – njoftoi qeveria pas seancës së mbrëmshme.
Deri atëherë, është ende e vlefshme për udhëtarët në tranzit që ata nuk kanë pse të dëshmojnë statusin e tyre kovid në kufi nëse largohen nga Sllovenia sa më shpejt të jetë e mundur, dhe jo më shumë se 12 orë.
Përjashtimi nga kushtet e PCT për hyrjen në Slloveni vlen akoma për personat nën moshën 15 vjeç, pronarët e tokës dhe pasurive të paluajtshme në zonën kufitare, punëtorët migrantë ndërkufitar dhe punonjësit në transportin ndërkombëtar.
Një vendim i ri i qeverisë ka rivendosur mbajtjen e detyrueshme të maskave mbrojtëse për vizitorët në ngjarjet publike dhe kulturore brenda, si dhe për vizitorët në tubimet në natyrë nëse janë të pranishëm më shumë se 100 njerëz.