Lajme
Akuza penale për të tre të rinj nga Presheva: Vodhën naftë nga rezervuari i një kamioni

Anëtarët e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Preshevë, me urdhër të Prokurorisë Publike Themelore në Vranjë, do të paraqesin kallëzime penale në procedura të rregullta kundër dy 20-vjeçarëve dhe një 21-vjeçari nga qyteti i Preshevës, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale të vjedhjes së rëndë.
Dyshohet se gjatë natës së 22 shtatorit të këtij viti, ata kanë vjedhur karburantin nga rezervuari i një kamioni të parkuar në parcelën e një kompanie private në Preshevë.
Policia ka gjetur karburantin dhe ia ka kthyer pronarit.