Amir Latifi i dhuron lapsin me gomë Ardita Sinanit si simbol i mos mbajtjes së premtimeve
Shefi i grupit te keshilltareve nga rradhet e Alternatives per Ndryshim, Amir Latifi i ka dhurar nje laps me gome kryetares aktuale te komunes se Presheves, percjell Presheva.AL
Gjate diskutimit ne pikat e rendit te dites, pushteti aktual nga opozita u kritikua se nuk i ka dal ne ndihme banoreve te fshatit Rahovice dhe Raince pas vershimeve qe kane ndodhur ne muajin maj ne keto fshatra.
“A e dini qe e keni nje pozicion prej rezervave ku jane 4 milion dinarë, si mase preventive eshte dashte me u marre nga ky pozicion mjete me i ndihmu qytetarit, pastaj i ktheni parat ne ate pozicion” ka thene Latifi gjate replikes ne foltoren e kuvendit te Presheves, percjell Presheva.AL
Amir Latifi ka folur edhe per premtimet qe i kane dhene gjate fushates dhe tani qe kane ardhur ne pushtet i kane harruar te gjitha, e me kete ka patur nje dhurate simbolike per kryetaren aktuale te Presheves.
“Po keshtu eshte e juaja, qe boni politik sikur puna e ketij lapsit me gome, gjate fushates PREMTONI kur vini ne pushtet i FSHINI me gome premtimet qe i keni dhene, kjo eshte politika juaj, ky lapsi me gome, e une kete laps ia jap zonjes ne pushtete”.
Latifi pasi ka perfunduar fjalimin e tij me laps ne dore eshte nisur drejt vendit ku po qendronte Ardita Sinani duke i’a dhuruar lapsin.