Lajme
Ardita Sinani, Ragmi Mustafa dhe Sami Salihu në Tiranë për kuotat e studentëve

Sot, e shoqëruar nga zv.kryetari i Komunës, z.Ragmi Mustafa dhe kryetari i Kuvendit Komunal të Preshevës, z.Sami Salihu u pritëm në takim nga zëvendës-ministrja e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, znj.Nina Guga.
Me znj.Guga diskutuam në veçanti për kuotat për studentët e komunës së Preshevës në universitetet e Shqipërisë.
Zv.ministrja Guga shprehi përkushtimin e Ministrisë e Arsimit dhe Sportit të Republikës së Shqipërisë për të investuar në infrastrukturën shkollore e përsosjes profesionale të kuadrove nga Komuna e Preshevës.