Arifi: “Udhëtimi i parë zyrtar i Ardita Sinanit ishte në Surdulicë”
Shqiprim Arifi se fundmi ka folur per 100 diteshin e pushteti aktual qe po qeverise Presheve. Arifi e ka vleresuar kete pushtet me performansen me te keqe qe ka pasur Presheva ne keto 30 vitet e fundit.
Arifi ne fillim te emisionit koalicionin mes LR-se, PDSH-se, PVD-se dhe UDSH-se e quajti koalicion i imponuar nga kompania private Saba Bellça.
Shqiprim Arifi gjate emisionit ka njoftuar opinionin Preshevar se vizita zyrtare e Ardita Sinanit si kryetare e Komunes se Presheves ka qene me kryetarin e Surdulices e qe me ate ka shkuar ne ministrin e arsimit.
“Tash qytetaret e presheves e kane mundesine nga pozita qe ne jemi ne opozite me pa poziten e cila ka qene me heret ne opozite dhe qe ka ma shqip me thone kane rrejt ne menyre te panderprere dhe ne kete form i kane rrejt dhe i kane mashtru ne fakt i kane hutu qytetaret ne nje mase qe prap me ia dhene atyre voten” ka thene Arifi.
“Ne fakt tash e shohim qe ata as nuk kane haberin me te vogel per me punu as nuk kane profesionist aty, ata ne kabinet se pari anglishten nuk dijne askush as me artikulu as me shkruajte, nuk kane kurnjefar mardhenje me nderkombetaret, nuk kane ndertuar kurnjefar mardhenje te shendoshe strategjike me Republiken e Kosoves por edhe me Republiken e Shqiperise, udhetimi i pare zyrtarisht i Ardita Sinanit ka qene tek kryetari i Surdulices, pastaj me ate se bashku ka shkuar ne ministrin e arsimit” ka perfunduar Arifi.