Lajme

Bletarët Preshevar marrin pjesë në panairin në Vranjë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Menaxhimit të Ujërave Branislav Nedimoviç hapi Panairin e Katërt të Bletarisë në Ballkanin Juglindor dhe Panairin e Dytë Ndërkombëtar të Bimëve Mjekësore, Erëzave dhe Zbukurueseve dhe Produkteve të Bletëve në Vranjë.

– Katër vjet më parë, kur filluam organizimin e panairit të bletarisë në Vranje, nuk ishim të sigurt se cili do të ishte rezultati, por tubimi i sotëm tregon se ishte vendimi i duhur dhe se qytetin e Vranjës nuk duhet ta ndalojë asgjë në organizimin dhe mbajtjen e këtij panairi.

Panairit të këtij viti iu bashkuan njerëz të cilët merren me prodhimin e mjaltit edhe nga komuna e Preshevës.

Gjatë panairit bletarët preshevar patën mundësi të prezantojnë edhe në leksione profesionale, të cilat i referohen grumbullimit dhe vendosjes së mjaltit dhe produkteve të bletëve, si dhe kultivimin e bimëve mjekësore dhe mjaltit.

Bletaria në Preshevë çdo vit e më shumë po bëhet një biznes serioz dhe profitabil pasi vendi yne ka poziten qe prodhohet mjalta me e mire qe konkuron edhe kualitetin europian.

Related Articles

Back to top button