Lajme
Diell dhe nxehtë sot në Preshevë
![](https://i0.wp.com/presheva.al/wp-content/uploads/2021/06/presheva-presheve-dielli-nxehti-rruga-15-nentori-.jpeg?resize=780%2C470&ssl=1)
Në Serbi do të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë sot, me temperatura ditore mbi mesataren për këtë periudhë të vitit, njoftoi Instituti Hidrometeorologjik i Republikës.
Era e dobët, juglindore. Temperatura e mëngjesit nga 7 në 15 gradë, më e larta ditore nga 26 në 30 gradë. Gjatë natës, në veriperëndim, me vranësira të përkohshme.
Gjithashtu do të jetë kryesisht me diell dhe e ngrohtë në Preshevë. Temperatura e mëngjesit nga 12 në 15 gradë, më e larta ditore rreth 30 gradë.
Sipas parashikimit për shtatë ditët e ardhshme, pritet që të hënën të jetë pjesërisht me vranësira dhe ngrohtë, ndërsa të martën dhe të mërkurën do të jetë kryesisht me vranësira dhe më ftohtë, me reshje shiu.