Lajme

Maqedonia e Veriut drejt miratimit të dozës së tretë të vaksinës kundër Covid

Autoritetet shëndetësore të Maqedonisë së Veriut pritet që së shpejti të aplikojnë dozën e tretë të vaksinës anti-Covid. Mediat vendase bëjnë me dije se fillimisht pritet që doza e tretë të aplikohet te personat me imunitet të rrezikuar dhe punonjësit shëndetësor, ndërsa për qytetarët autoritetet ende nuk kanë një qëndrim të prerë nëse duhet apo jo të imunizohen me dozën e tretë.

Pak më shumë efikase rezulton të jetë përzierja e vaksinave të ndryshme. Qëndrimi të cilin e diskutojmë është që doza e tretë të jetë Pfizer Edhe ata të cilët kanë pranuar vaksinë kineze, edhe ata Pfizer, edhe ata që kanë marrë Sputnik apo Astra&Zeneca, doza e tretë booster do të ishte Pfizer. Këto rekomandime bazohen në hulumtime shkencore të cilët tregojnë së pari se përzierja e vaksinave është e sigurt dhe e dyta se janë efikase”, tha Aleksandar Petliçkovski, Instituti i Imunologjisë në Shkup.

Ndërkohë të anketuarit shprehen të gatshëm të pranojnë dozën e tretë të vaksinës anti Covid derisa ajo rekomandohet nga ana e ekspertëve. Rekomandimi i autoriteteve është që doza e tretë të pranohet 6 deri 8 muaj pas pranimit të dozës së dytë. Deri më tani në gjithë territorin e vendit me dy doza janë vaksinuar mbi 690.000 qytetarë.

Related Articles

Back to top button