Lajme

MJALTA NGA PRESHEVA zgjidhet më e mira në garat ndërkombëtare në Tuzël të Bosnjës

Ne garat nderkombetare qe jane mbajtur ne Tuzel te Bosnjes kane marre pjese dy bletar nga Presheva. I gjithe ky organizim eshte udhehequr nga shoqata e bletareve “Nektar” ne Tuzel te Bosnjes.

Në gare moren pjese 23 shtete ku u dorezuan 474 mostra per mjalten me te mire, ne mesin e 474 mostrave mjalta nga Presheva ka dalur me mira.

Adnan Jusufi dhe Selami Bektashi ishin bletaret qe moren pjese ne kete gare me llojin e mjaltit “mjalt bagremi” dhe “mjalt mali”.

Mjalta e bletarit nga Presheva Adnan Jusufit eshte zgjedhur mjalta me e mire duke marre me se shumti pike, gjithesejt 32.1 nga ato maksimale qe jane 32.4 pike dhe eshte dekoruar me çmimin “BLETA E ARTË”.

Bletaria në Preshevë çdo vit e më shumë po bëhet një biznes serioz dhe profitabil pasi vendi yne ka poziten qe prodhohet mjalta me e mire qe konkuron edhe kualitetin europian.

Related Articles

Back to top button