Lajme
Në Maqedoni nga tetori nuk mund të hyni nëpër kafene, restorante, qendra tregtare nëse keni marrë vetëm dozën e parë të vaksinës
Në çdo objekt gastronomik janë duke u kryer kontrollet që mysafirët të ulen ose të kenë certifikata të vaksinimit kundër Covid-19, këto masa kanë hyrë në fuqi nga 16 gushti në Maqedonin veriore, percjell Presheva.AL.
“Çdokush që dëshiron të vizitojë objekte të gastronomisë, qoftë kafene, restorant, llakarte, qoftë jashtë apo brenda, edhe pse për brenda është tërësisht e ndaluar, duhet të kenë certifikatë për vaksinim”, thuhej në vendimin e qeverisë.
Siç mëson Presheva.AL nga muaji tetor (nuk dihet ende data e saktë zyrtare) në Maqedoninë Veriore do të vendoset që hyrja nëpër kafene, restorante, qendra tregtare të lejohet nëse i keni pranuar të dy dozat e vaksinës dhe jo vetëm njërë siç është deri tani.